Me planin e punës për vitin 2019, Komuna e Gjilanit ka paraparë që në majë të objektit banesor “Soliteri”, ta hapë një restorant në partneritet publiko-privat, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna posedon një hapësirë prej 400 metrash katrorë në këtë objekt.
Por këtë plan e ka bërë pa u konsultuar me banorët.
Sipas planit të Komunës, vizitorët të cilët frekuentojnë restorantin do të shfrytëzonin njërin ashensor në këtë ndërtesë, kurse tjetri ashensor do të shfrytëzohej nga banorët për nevojat e tyre.
Për këto plane të Komunës nuk janë në dijeni familjet të cilat jetojnë në këtë ndërtesë, të cilët ankohen se Komuna po diskuton projekte pa konsultimin e tyre.
Kurse arsyetimi i Komunës për këtë projekt, të cilin e ka futur në planin e punës për vitin 2019, është se me hapjen e restorantit do të krijoheshin vende të reja të punës. Mirëpo, banorët deklarojnë se është e vështirë që të pranohet hapja e një restoranti sipër tyre në një ndërtesë, e cila u takon vetëm banorëve.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)