Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjermania kufijtë e Serbisë i ka caktuar qëkur e ka njohur Kosovën

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj deklaratës së kancelares gjermane Angela Merkel e cila ka kundërshtuar idenë e ndryshimit të kufijve të Serbisë me Kosovën, transmeton Koha.net.

Vuçiq ka theksuar se qëndrimi i Merkelit për Kosovën tash e pesë vjet është i pandryshueshëm dhe se ajo e ka bërë kufizimin e Serbisë duke e njohur Kosovën e pavarur.

“Atë që e tha Angela Merkel, nëse guxoj ta përkthej për qytetarët tanë, kur theksoi se është kundër ndryshimit të kufijve, ajo i ka bërë kufijtë tanë duke e ndarë Kosovën nga Serbia ashtu që e tërë Kosova është e pavarur”, citon agjencia e lajmeve beta të ketë thënë Vuçiq.

Ai ka shtuar se për asgjë nuk është fajtor dhe se çdo herë pas takimit me kancelaren gjermane ka theksuar se kanë këndvështrime të ndryshme për çështjen e Kosovës.

Vuçiqi ka shtuar se jo vetëm për Merkelin, por për tërë botën perëndimore, Kosova është e pavarur, sovrane dhe territor i pandashëm që u përket vetëm shqiptarëve në Prishtinë dhe se ajo nuk ka kurrfarë lidhjesh me Serbinë.

Edhe Vuçiq e pranon, Merkel nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës Arbëri Vuçiq e pranon, Merkel nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës

Ai ka thënë të jetë i zhgënjyer me reagimin e një pjese të opinionit për shkak se ai është përpjekur që qytetarët e Serbisë të fitojnë më shumë lidhur me çështjen e Kosovës.

“Që Angela Merkel të ketë thënë se kufijtë kanë marrë fund, këtë përgjigje e kemi marrë për të njëmijtën herë,dhe çfarë mund të bëj unë i vogli, si të veproj kundër Merkelit, Rada Trajkoviqit, Sava Jovanoviqit, Dragan Gjillasit, Vuka Jeremiqit”, është ankuar në fund ai.