Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjatë kësaj jave, mot me diell

Gjatë kësaj jave pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por nuk do të ketë edhe shi herë pas herë, e në vende-vende edhe stuhi e reshje breshëri, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës të hënën.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

“Vendi do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Në këto kushte meteorologjike, do të mbajë mot mjaft dinamik, i shoqëruar me erëra në formë stuhish, shkarkime rrufesh, me shi dhe vende-vende parashihen edhe reshje breshëri”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

Artikuj të ngjashëm