Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Statistikat e Jurisprudencës për Persona Madhorë” për vitin 2019.
Ky publikim ofron të dhëna statistikore për personat madhorë të akuzuar dhe të dënuar për vepra penale në vitin 2019. Të dhënat për personat madhorë ofrohen sipas gjinisë, nacionalitetit të kryerësit të veprës penale, sipas mënyrës së zgjidhjes së aktakuzës, paraqitësit të aktakuzës dhe llojit të dënimit, të shqiptuar për kryerësit e veprave penale.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, në gjykatat themelore të Republikës së Kosovës në vitin 2019 ishin të akuzuar 29.405 persona madhorë. Numri më i madh i të akuzuarve ishte në Gjykatën Themelore të Prishtinës me gjithsej 5.954 persona, ose 20.2% e numrit të përgjithshëm.
Nga gjithsej 29.405 persona të akuzuar, janë dënuar 17.315 prej tyre, ose 58.9% e të akuzuarve. Numri më i madh i të dënuarve ishte, po ashtu, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, me gjithsej 2.757 persona, ose 15.9% e numrit të përgjithshëm.
-
Vjet në Kosovë u akuzuan 1.013 të mitur, ndërsa u dënuan 686 prej tyre
-
Gjatë 2018-s janë dënuar mbi 28 mijë persona në Kosovë, sipas ASK-së
-
Mbi 1800 raste të dhunës në familje nga janari deri në gusht në Kosovë, 682 të arrestuar
-
Në Kosovë vjet vdiqën 10.560 persona
-
Në sistemin qendror të evidencave penale janë regjistruar 250 mijë dënime