Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë shkolla të Mitrovicës përfituese nga “Gara me tabela të zeza”

German Development Cooperation dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) kanë organizuar ceremoninë për “Garën përmbyllëse me tabela të zeza”, me ç’rast kanë përfituar 117 shkolla nga komunat e Kosovës.

Në mesin e përfitueseve të cilët kanë aplikuar me ide dhe projekte të ndryshme , kanë qenë edhe këto shkolla nga qyteti i Mitrovicës ; “Andon Zako Çajupi”, “Bislim Imeri” nga Kçiqi , “Eqrem Çabej ” ,” Nonda Bulka” ,” Shemsi Ahmeti” , “Shaban Idrizi” dhe ” Fazli Grajqevci”.

Drejtori i Arsimit, Iset Beka, ka falënderuar Gizin Gjerman që po ndihmon në cilësinë e arsimit në Kosovë e sidomos në krijimin e kushteve më të mira për mësim në shkollat e qytetit të Mitrovicës.