Gjashtë gjykatës ndërkombëtar i janë shtuar Gjykatës Speciale, siç është njoftuar nga ky institucion. Gjykatësit janë nga Franca, Belgjika, Irlanda, Italia, Norvegjia e Bullgaria.
Ndërkohë me kërkesë të vet është larguar nga institucioni gjykatësi Roland Dekkers.
“Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, pas marrjes së rekomandimeve nga paneli përzgjedhës i pavarur, emëroi gjashtë gjykatës të tjerë në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë në pajtim me nenin 28(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Gjykatësit, Gilbert Bitti (Francë), Daniel Fransen (Belgjikë), Fergal M. Gaynor (Irlandë), Romina Incutti (Itali), Nina H.B. Jørgensen (Norvegji), dhe Roumen H. Nenkov (Bullgari) u shtohen 17 gjykatësve që aktualisht janë në regjistër. Autoriteti Emërues gjithashtu emëroi gjykatësin Antonio Balsamo dhe gjykatësin Nenkov posaçërisht si gjykatës të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese dhe Incutti e emëroi gjykatëse rezervë në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Me kërkesën e tij, gjykatësi Roland Dekkers nuk është më gjykatës i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, por do të jetë në Regjistër, gjë që i mundëson të caktohet në Dhoma të tjera me përjashtim të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e Speciales.
-
Dekretohen 17 gjyqtarë me mandat fillestar
-
Avokati i Popullit i shkruan Rubios dhe shteteve financuese pas “gjetjeve shqetësuese” për Specialen
-
GJNP-ja i vlerëson si sulm sanksionet e SHBA-së ndaj gjyqtarëve e prokurorëve të saj
-
SHBA-ja sanksionon Guilloun, ish-gjyqtarin e Speciales
- Gjykata Speciale dhe distanca nga juridiksioni kosovar