Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjashtë fshatra të Lipjanit tash e dy vjet pa ndriçim publik

Banorët e fshatrave Shalë, Magurë, Janjevë, Medvec, Bujan dhe Gracë të Komunës së Lipjanit prej më shumë se 2 vjetësh po përballen me mungesë të ndriçimit publik, si pasojë e disa defekteve që nuk janë riparuar nga askush.

Deri tashti Komuna nuk ka gjetur mundësi financiare ta kontraktojë ndonjë kompani për mirëmbajtjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Nga ana tjetër, zyrtarët e kësaj komune janë zotuar se brenda muajit të ardhshëm do të riparohet ndriçimi publik në gjashtë fshatra, derisa tashmë kanë shpallur një tender për mirëmbajtjen e tyre.

Shkaku i defekteve në sistemin e ndriçimit publik, banorët e këtyre fshatrave kanë deponuar dhjetëra kërkesa në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar ato... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)