Sot është mbajtur mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve e kryesuar nga nënkryetari i komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, ku fillimisht janë shqyrtuar akt përcjellësit e drejtorive komunale, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net .
Bordi i drejtorëve ka miratuar subvencionimin e sektorit të bletarisë për organizimin e dy aktiviteteve në vlerë prej 3,500 euro, subvencionimin e sektorit të pemëtarisë me fidanë të arrës dhe lajthisë me 9,000 euro si dhe subvencionimin e sektorit të blegtorisë me 100 makina mjelëse për fermerët në vlerë prej 27,000 euro.
Gjithashtu, bordi i drejtorëve ka miratuar edhe listën prej 225 përfituesve të subvencioneve në shëndetësi për vitin 2017 e cila është prezantuar nga Drejtori i Shëndetësisë, Basri Komoni.