Në ditën e fundit të Ramazanit dhe në prag të festës së Fitër Bajramit, Komuna e Gjakovës ka shpërndarë pako ushqimore për familjet me kushte të rënda ekonomike.
Ndërkohë, deri në orët e para të mëngjesit të sotëm ka vazhduar larja e rrugëve kryesore të qytetit, aksion ky që do vazhdojë gjatë muajve të verës.
Nga ana tjetër, me rastin e festës së Bajramit, Ndërmarrja Komunale Çabrati, ka vazhduar të bëjë pastrimin dhe prerjen e barit në varrezat e qytetit duke mirëmbajtur kështu stazat e ecjes dhe hapësirat përcjellëse, raporton Komuna e Gjakovës.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar punimet në ndërtimin e rrugës “Gjergj Fishta”, “Bujar Roka” dhe shumë projekte tjera.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtrohet oferta më e lirë në vend për Festën e Bajramit!
-
GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me mbi 100 familje në komunën e Prizrenit
-
BEREQETI dhe GALERIA Shopping Mall dhurojnë 100 pako ushqimore për komunitetin në kohën e Festës së Fitër Bajramit
-
Pako ushqimore si dhurata për Bajram për familjet në asistencë sociale
-
Ku janë ofertat më të mira për Bajram?