Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjakova kujton masakrën në Vejsave

Gjakova sot kujtoi 20-vjetorin e masakrës që ndodhi në Bashkësinë e Parë lokale të këtij qyteti, e njohur ndryshe si “Masakra e Vejsave”.

Në këtë ngjarje mes datave 1 dhe 2 prill 1999 janë vrarë 57 martirë, ndërsa i vetmi i mbijetuar ishte Dren Caka që më vonë do të dëshmonte edhe në Tribunalin e Hagës, transmeton KsP.

Në përkujtim të të rënëve, përfaqësues nga Komuna e Gjakovës, subjekteve politike dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe dhe vendosur kurora me lule.

Artikuj të ngjashëm