Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka pritur sot delegacionin amerikan nga Iowa, të përbërë nga kryetari i Fort Dodge, Matt Bemrich, drejtori i sektorit të ekonomisë dhe inxhinierisë, Chad Schaeffer, dhe presidentin e kolegjit qendror të Iowa, Dr. Dan Kinney.
Në një konferencë për media, kryetarja Kusari Lila është shprehur se ndjehet e lumtur të presë delegacionin nga Iowa dhe qyteti i Fort Dodge, qytet ky i binjakëzuar me qytetin e Gjakovës. Ajo tha se kjo është një mundësi e mirë për qytetin tonë për të shkëmbyer përvojat me qytetin e Fort Dodge.
“Gjatë takimit kemi biseduar edhe për mundësitë e lidhjes me universitetin, me fokus kryesor në artin dhe kulturën për shkëmbimet e artistëve dhe punimeve artistike mbi identitetin e të dy qyteteve Gjakovës dhe Fort Dodge”, është shprehur Kusari-Lila. Ajo po ashtu ka theksuar se mundësinë e ndërlidhjes edhe me zonën industriale për të shkëmbyer në potencialin industrial për investime eventuale.
Kryetari i Fort Dodge, Matt Bemrich, ka theksuar që ndjehet i nderuar të ketë bashkëpunim me Gjakovën . Aigjithashtu ka folur për bashkëpunimin në fushën e artit dhe kulturës, e cila do të ketë shumë benefite për qytetarët e të dy vendeve.
Në fund ai ka falënderuar kryetaren dhe qytetarët e Gjakovës për mikpritjen e mrekullueshme, që iu është bërë gjatë qëndrimit të tyre në Gjakovë.
-
Fort Dodge nga Iowa dhuron pajisje sportive për shkollat e Gjakovës
-
Gjakova binjakëzohet me Fort Dodge të Iowas
-
Gjakova intensifikon bashkëpunimin me komunën simotër të Fort Dodge në Iowa të SHBA-së
-
“Shija e Kosovës” në ShBA për traditë e bashkëpunime
-
OEAK përkrah avancimin e bashkëpunimit Iowa - Kosovë