Komunarët e Podujevës kanë lidhur kontratë me shoqatën e gjuetarëve “Llapi”, për të vrarë qentë endacakë që paraqesin rrezik dhe që janë të sëmurë. Janë 7 mijë e 500 euro që Komuna i ka ndarë për këtë çështje, shkruan sot Koha Ditore.
Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Nazmi Elezi, thotë se prania e madhe e qenve endacakë paraqet një problem shqetësues edhe për këtë komunë. Sipas tij, vlerësohet se në territorin e Podujevës janë mbi dy mijë qenë endacakë, të cilët paraqesin kërcënim për jetën dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve, sepse shumë nga ata qenë, siç thotë Elezi, janë të sëmurë dhe agresivë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.