Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

GIZ-i i dhuron Deçanit 1.260 kontejnerë plehrash

Organizata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar “GIZ”, ia ka sjellë kontingjentin e parë prej 1.260 kontejnerësh Komunës së Deçanit, e cila me futjen nën ombrellën e saj të ndërmarrjes “Higjiena” pretendon që Deçanin ta bëjë një qytet ekologjik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dhurimi i këtyre kontejnerëve është bërë në kudër të procesit të riorganizimit të ndërmarrjes “Higjiena”, të cilës që tre muaj i është ndryshuar statusi i saj dhe është bërë kompani komunale me 100 për qind të aksioneve në pronësi të Komunës, e cila për të arritur synimin e një qyteti ekologjik, kërkon edhe nga të gjithë qytetarët e saj që ta përkrahin atë objektiv, pasi deri tashti, banorët e kësaj komune nuk kanë qenë fort të ndërgjegjshëm në ruajtjen e mjedisit, me hedhjen e mbeturinave kah kanë mundur.

Në riorganizimin e kësaj ndërmarrje, GIZ-i është duke mbështetur Deçanin. Izet Zenuni, drejtor i Shërbimeve Publike, tregon se GIZ-i ka dhuruar 1 mijë e 200 kontejnerë prej 240 litrash për amvisëri dhe 60 kontejnerë për hapësira publike prej 1.1 tonësh... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm