Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërxhaliu kërkon vendosjen e banderolave në produkte vendore

Para disa ditësh Kosova ka marrë zyrtarisht në Bruksel kryesimin e CEFTA-s, marrëveshje kjo më e rëndësishmja jo vetëm në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe më gjerë, duke iu referuar kështu tregtisë së lirë në mes këtyre vendeve.

Sot në “Express” intervistën në KTV, i ftuar ka qenë kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu, i cili ka folur edhe për probleme që bizneset kosovare kanë me produktet vendore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka thënë se është e nevojshme që brenda këtij viti, Kosova t’i ketë të gjitha të mirat që i nevojiten për CEFTA dhe të kalohen barrierat për prodhuesit kosovarë.

Gërxhaliu ka thënë se marrëveshja e Kosovës që ka me UNMIK-un, e ka zyrtarizuar Kosovën si shtet dhe është me rëndësi se për Kosovën ka qenë i mirëseardhur.

Tha se në aspektin rajonal dhe në implementimin e CEFTA-s, vet fakti që dy shtete nuk e kanë njohur shtetësinë e Kosovës, siç është Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në të njëjtën kohë ato nuk pranojnë dokumentacione dhe e pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve, shërbimeve dhe mallrave nga Kosova me ç’rast e bëjnë të pamundur të jemi të barabartë dhe konkurrues në këtë pikëpamje.

“Ne në CEFTA megjithatë nuk jemi të barabartë. Kemi probleme të mëdha me Bosnjën dhe Hercegovinën. Në Kosovë kemi paguar kosto të mëdha dhe jemi bërë të varur nga importi e jo eksporti”, tha ai.

Ka kujtuar problemet që bizneset kosovare hasin në mungesë të kartonit të gjelbër.

Ai në emër të Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se bizneset në Kosovë janë të diskriminuara sa i përket transportit të mallrave për shkak të mungesës së dokumenteve të automjeteve për lëvizjen e lirë nëpër vende, si dhe mos-njohjen e patentës për shofer të lëshuar nga institucionet e Kosovës.

“Për t’i zgjidhur problemet në fakt ato janë shumë të mëdha. Dua të besoj që do të zgjidhen këto probleme brenda këtij viti e në fakt më shumë të punohet rreth ekonomisë kosovare se sa të flitet”, tha ai e shtoi se në Kosovë më shumë prodhohet agjenda politike se ajo ekonomike.

Ka thënë se Kosova problemin më të madh me Bosnjë e Hercegovinën, pasi mallrat e tyre janë aktive në Kosovë, ndërsa ato të kosovarëve atje, thuajse fare.

Gërxhaliu ka shtuar pohuar se gjatë dhjetorit të vitit të kaluar ka pasur rënie të eksportit, ndërsa rritje të importit.

“Kosova si shtet i varfër është e pamundur të krijojë vende të reja të punës. Jemi në krizë sociale, por neve na mungon megjithatë bilanci i pagesave”, shtoi ai.

Ka thënë se si Odë Ekonomike, disa herë kanë kërkuar që të mbrohen më shumë produktet vendore.

“Mesazhi im është që sa më shpejtë të fillojë vënia e banderolave tek prodhimet vendore”, përfundoi ai.