Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili ka thënë se nuk do t’i tolerojnë sulmet ndaj EULEX-it.
Në një postim në Twitter, ajo ka shkruar se Borrelli duhet t’i dënojë gjithashtu edhe të shtënat ndaj Policisë së Kosovës.
Ajo ka shkruar se deklaratat që nuk e dënojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për agresionin e tij të hapur, inkurajojnë përshkallëzim të mëtejshëm.
“Çdo jetë ka rëndësi. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Borrell gjithashtu duhet të dënojë të shtënat ndaj Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke përmbushur detyrën e tyre dhe duke mbrojtur të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës nga sulmet e bandave kriminale. Deklaratat që nuk dënojnë Vuçiqin për agresionin e tij të hapur inkurajojnë përshkallëzimin e mëtejshëm”, ka shkruar Gërvalla.
-
Gërvalla: Eurodeputetët me kërkesë të qartë – pasoja për agresionin e Vuçiqit
-
Gërvalla e quan të turpshëm reagimin e Borrellit: Asnjë fjalë kundër terroristëve
-
Deklarata e Borrellit për sulmet ndaj EULEX-it në veri nxiti reagime në Kosovë e Serbi
-
Borrelli dënon sulmin ndaj EULEX-it, kërkon të hiqen barrikadat
-
Gërvalla u bën thirrje ndërkombëtarëve ta dënojnë gjuhën armiqësore të Vuçiqit