Grupi i Deputetëve të Pavarur ka proceduar sot në Kuvend rezolutën për hapjen e pikave kufitare në mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur edhe deputeti i GDP-së, Dardan Molliqaj, ku përmes një postimi në Facebook, i ka bashkëngjitur edhe Rezolutën e mbështetur nga 11 deputetë nënshkrues.
“Rezolutë për hapjen e tërësishme të pikave të kontrollit kufitar me Shqipërinë. Sot, në emër të Grupit të Deputetëve të Pavarur, procedova në Kuvend rezolutën për hapjen e tërësishme të pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Nuk duhet të ketë asnjë pengesë për lëvizje të lirë të qytetarëve në mes të dy shteteve tona”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Artikuj të ngjashëm
-
Përpjekja e dytë për hapjen e pikës doganore të Kosovës në portin e Durrësit
-
Miratohet vendimi për hapjen e kufijve shtetërorë me vendet fqinje
-
Heqja e kufirit Kosovë-Shqipëri, bashkim kombëtar apo lehtësim i procedurave
-
Shqipëria, e gatshme të zbatojë Rezolutat e Kuvendit të Kosovës
-
Miratohet Rezoluta për unifikim të pikave doganore Kosovë-Shqipëri