Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gazi i parë nga Azerbajxhani do të transmetohet në 2020-n

Projekti TAP (Trans Adriatic Pipeline) do të përfundojë në 2020-n, ku do të transportohet edhe gazi i parë nga fushat e Shah Deniz II.

Ndërkohë që aktualisht në Trans Adriatik(Greqi, Shqipëri e Itali) kanë përfunduar më shumë se 50% e punimeve totale, 16 muaj pas nisjes së zbatimit të projektit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Këtë fakt e ka bërë të ditur të enjten drejtori menaxhues i TAP-it, Luca Schieppati.

“Jemi të lumtur që TAP vazhdon të progresojë në kohë dhe brenda buxhetit. Prandaj ne mbetemi në rrugën e duhur për të transportuar gazin e parë nga Shah Deniz II në vitin 2020, duke sjellë një burim të ri energjie kaq të nevojshëm në rrjetin evropian të energjisë”, u shpreh drejtori Schieppati.

Deri më sot në këtë projekt ekipet e TAP-it në Shqipëri, Greqi dhe Itali kanë investuar mbi 16 milionë orë pune dhe kanë përshkuar afërsisht 43 milionë kilometra, pa asnjë incident madhor. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.