Vetëm pak muaj më parë Aurel Kodheli u arrestua nga karabinierët italianë, pasi u kap me kokainë.
23-vjeçari u cilësua nga mediat italiane si trafikanti i varfër pasi i gjetën në xhep 60 euro dhe 36 gramë lëndë narkotike të tipit kokainë të ndarë në 15 doza. Kokaina kapte vlerën e 3 mijë eurove dhe u dënua me 1 vit e 8 muaj burg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas bërjes publike të lajmit të arrestimit të tij, mësohet se Aureli kishte humbur pak kohë më parë të vëllanë dhe në vështirësi ekonomike e sipër, i hyri trafikut të drogës.
Sipas një të afërmi të djalit, jeta e vështirë e Aurelit dhe humbja e vëllait e detyruan të vepronte kështu.
Aureli rrëfen se me ndihmën e dy avokatëve ai kreu vetëm 3 muaj e 10 ditë burg dhe 6 muaj të tjerë në liri me kusht.
“Përshendetje! Mua më gjeten 60 euro dhe 36 gramë që kapte vlerën e 3 mijë eurove.
Do t’ju falenderoja shumë nëse do e postonit sepse me vjen zor të vij në Shqiperi nga shoqëria dhe nga profesorët, sidomos nga Aleksandër Çipa dhe Lutfi Dervishi, që kanë shkuar dhe në shtëpinë time kur më kapën.
Si dënim bazë mora 1 vit e 8 muaj. Bëra 3 muaj e 10 ditë brenda dhe mora 6 muaj pena sospeza domethënë brenda 6 muajve të mos bëj gjë sepse po bëra paguaj të parën dhe të dytën. Mezi dola me dy avokatë pasi për të tilla krime në këtë vend merr 4 vite, vetëm se je në Siçili... ligji i Mafias.
Po bëj pak ditë që kam dalë. Arsyeja e vetme pse e bëra ishte se kisha probleme ekonomike, me duheshin lekë për të përfunduar universitetin. Nuk dua të jem i turpëruar për një gabim nga halli. Unë kam mbaruar shkollën e gazetarisë në Tiranë por halli me çoi deri në këtë pikë”, shkruan Aureli për ‘Joq’.
Gazetari e ka përjetuar shumë keq periudhën kur ka qenë në burg dhe shpreson që të gjithë t’i kuptojnë arsyet pse e ka kryer atë vepër penale. Fatmirësisht Aureli tashmë gjendet i lirë dhe do i kthehet jetës së mëparshme. 23-vjeçari shpreson se me anë të gabimit të tij do mësojnë shumë të rinj dhe për këtë ai i drejton një mesazh:
“E dini që njerëzit zakonisht vdesin në moshën 26 vjeç dhe nuk varrosen pa vajtur 70 vjeç. Dua t’i jap një këshillë gjithë të rinjve që mendojnë se mund të bëjnë lekë me punë të pista: “Mos shkatërroni të ardhmen me një aventurë momenti sepse pendimi mbrapa nuk vlen.
Shembulli tipik: Unë mbarova universitetin dhe mendova se ishte më mirë të bëja diçka të tillë sesa të lutesha për një vend pune dhe përfundova në burg atje ku të ndalojnë dhe të ëndërrosh, tani dola por turpi që ndjej brenda vetes është i paimagjinueshëm e gjithë përpjekja e prindërve për të qene model shkoi dëm për një shaka të mendjes, uroj që të mendoheni mirë para se te gaboni. Respekte”, shkruan Aureli.