Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, sot ka pritur ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastand, të cilin e njoftoi me prioritetet dhe punën e Ministrisë së Drejtësisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, Tahiri, vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Norvegjisë, u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe në Drejtësi, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Në anën tjetër, Ambasadori Per Strand Sjaastand, theksoi se Norvegjia përkrahë angazhimet e Kosovës në agjendën euro-integruese dhe proceset nëpër të cilat po kalon, duke ofruar mbështetje në këto procese, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe thellimin e bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.
-
Hoti i thotë ambasadorit norvegjez se është i përkushtuar në dialog me Serbinë me njohje reciproke
-
“Norvegjia do të jetë përkrahëse e sinqertë e Kosovës”
-
Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
-
Gashi priti në takim ambasadorin e Norvegjisë
-
Tahiri informon zyrtarin shtetëror norvegjez për E-Gjyqësorin