Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, i ka dërguar porosi partive politike që të mos mendojnë mbylljen e tyre pas përfundimit të zgjedhjeve, duke marrë shkas nga tubimet e fushatës.
‘’Mos t’iu shkon mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do të kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plotë sektorë tjerë që luftë e kanë ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete’’, ka shkruar Kllokoqi.
Kllokoqi ndër të tjera thekson se heshtja e tyre përballë politikës nuk është frikë, por maturi e çdo gastronomi.
-
6 shkurt 2021 13:35
-
Shpërndaje në: