Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se sektori publik po vazhdon t’i gëzojë benefitet e taksave të paguara nga sektori privat.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë shkruar se një gjë e tillë është paradoksale.
“Krejt çfarë dëgjuam në Parlament ishte popullizëm, patetizëm, provincionalizëm, asgjë më shumë, në vend të diskutimeve përmbajtjesore për shpëtimin e ekonomisë. Asnjë politikan nuk i duhet shtetit pa ekonomi dhe pa sektor privat”, ka thënë ai.
Ata thonë se minimumi i pritjeve të tyre është një pagë e dinjitetshme për punëtorët e sektorit privat për kohën që nuk po punojnë si pasojë e pandemisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Sindikata e sektorit privat s’tërhiqet nga kërkesa për 400 euro pagë minimale
-
Sindikata e sektorit privat me disa kërkesa për deputetët
-
Punëtorët e sektorit privat kërkojnë pagë minimale prej 300 eurosh dhe Gjykatë të Punës
-
Sindikata e Sektorit Privat mirëpret deklaratën e Kurtit për pagën minimale, presin ta realizojë sa më parë
-
Ahmeti: Paga minimale në Kosovë, mosrespekt për punëtorin