Opinionisti Krenar Gashi në Rubikon të KTV-së, duke ju referuar në njërën anë institucionalizmit dhe në anën tjetër dhunës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po shfaqet si skizofrene.
Sipas tij, të dyja nuk janë të moslidhura me ideologji. Linçimet online prej aktivistëve të këtij subjekti janë pikërisht fenomeni përmes të cilit po shfaqet ndasia brenda Vetëvendosjes ditëve të fundit”, ka thënë ai.
Gashi përmend “Është pikërisht grupi i cili mobilizon aktivistët online. Aktivistët online të cilët janë shumë të organizuar në promovimin e këtyre fyerjeve dhe shantazheve dhe linçimeve dhe këtë vazhdimisht e kanë përdor për luftën për pushtet... Tash kanë filluar që të njëjtat struktura m’i linçuar njerëzit brenda Lëvizjes dhe kjo më le me nënkuptuar që ka ndasi ideologjike dhe më lejon t’i besoj Aidës”, ka thënë ai.
Fjala e cila është marrë si shkas i gjithë diskutimit, thotë Gashi është fjalë e cila përdoret për ditë nga të gjithë.
“Shkasi i këtij diskutimi është fjala ‘m**’. Nëse e lexoni me kujdes letrën që e dërgojnë zyrtarët e Vetëvendosjes, qysh ata e cilësojnë shprehjen e një termi pezhorativ që në e përdorim çdo ditë, qysh e cilësojnë si ofendim ndaj liderit, Kurtit, serioziteti me të cilën merren për me trajtu një komunikim joformal”, përfundoi ai.
Për këtë, përball tij, Rron Gjinovci ish-aktivist i kësaj Lëvizje thotë se nuk është komunikim joformal dhe se kjo është kulmi i një fushate të vazhdueshme ndaj Albin Kurtit.
-
Gashi nuk mendon si partia e tij për kallëzimin penal ndaj Kurtit
-
Gashi kërkon dorëheqjen e Kurtit: Po dëshmohet se LVV-ja ka humbur shumicën parlamentare
-
Gashi: Kurti po i shkel kriteret që vetë i ka vendosur për dialogun
-
Gashi: Nëse vazhdon kjo sjellje e udhëheqësve të seancave do të përsëriten tensionet në Kuvend
-
OJQ-të kërkojnë të ndalohet linçimi publik ndaj aktivistit Shkëlzen Gashi