Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Kastriot Luma.
Në takim u diskutua bashkëpunimi në fushën e rinisë si dhe mbështetjen për këtë resor të rëndësishëm përmes projekteve të ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesi i Kuvendit të Rinjve të Kosovës-KRK, Luma, e njoftoi ministrin për punën e deri tashmë të këtij organizmi rinor si dhe kërkoi përfshirjen e kësaj trupe rinore në dokumente strategjike që lidhen me rini si Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Rini, Ligji për Vullnetarizëm dhe Strategjia Kosovare për Rini.
Gashi shprehu mbështetjen e plotë për këtë organizëm të fushës së rinisë. Ai tha se përfaqësuesit e KRK-së do të përfshihen hartim të politikave për rininë dhe do të përkrahen financiarisht përmes projekteve për organizatat rinore dhe ngritjen e kapaciteteve të tyre.