Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi tregon pse po pritet shumë në kufi

Ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi gjatë raportimit të tij para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ka bërë të ditur se frika e kompanive austriake për pasiguri ekonomike në Kosovë është fajtori që diaspora po përballet me probleme në kufi.

Mirëpo ka theksoi se në këtë drejtim kanë bërë disa lehtësime sa i takon procedurave si dhe kanë ulur çmimin në policën kufitare nga 50 në 15 euro.

Gashi tutje ka theksuar se në mënyrë që Austria të ndihmojë Kosovën për Kartonin e Gjelbër si Qeveri u kanë propozuar kompanive austriake që në mënyrë që Austria të ndihmojë për Kartonin e Gjelbër, do marrin përsipër përgjegjësitë financiare, transmeton kp.

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme,Vjosa Osmani ka kërkuar veprime konkrete nga ministri i Diasporës, Dardan Gashi sa i takon pjesëmarrjes së diasporës në votim.

” Një numri të madh kanë shprehur interesim të madh që të votojnë, pra një numri jashtëzakonisht të madh i është pamundësuar jo që nuk kanë pasur interesim por i është pamundësuar, tani kur dalin lajmet të tilla çdo ditë për pamundësim të shfrytëzimit të drejtës së votës, e drejtë e garantuar me Kushtetutë natyrisht që kjo dekurajon shumë të tjerë që do të mund të kishin interesim të aplikonin. Pra ne presim nga ministria juaj që të dilni me propozime konkrete dhe jo vetëm të pritet nga KQZ-ja që ata të rregullojnë diçka... E drejta politike e tyre është tani në portofolin tuaj presim nga ju që të merrni iniciativën kryesore me propozime konkrete se çka duhet të ndryshoj në ligjin për zgjedhje të përgjithshme, çka duhet të ndryshoj në ligjin për zgjedhje lokale, dhe çka duhet të ndryshoj në rregulloret e KQZ-së” ,u shpreh Osmani.

E lidhur me këtë çështja ministri Gashi tha se KQZ-ja ka dështuar totalisht sa i takon dhënies së mundësive që bashkatdhetar të votojnë.

Ai tha se disa herë i kanë dërguar shkresa KQZ-së, por që ende nuk kanë marr përgjigje, por ka ftuar partitë politike që t’i bëjnë presion këtij institucioni që të ndërmerr hapa konkret deri në momentin kur do ketë ndryshime kushtetuese.

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka kërkuar sqarim nga ministri Gashi për regjistrimin e diasporës dhe ky i fundit ka thënë se procesi fizik i regjistrimit ka përfunduar vitin e kaluar, por që tani është vetëm online.

Artikuj të ngjashëm