Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit si dhe organizatat “Access” dhe “Molla e kuqe” kanë mbajtur sot një performancë artistike me moton “Kosova është gati”, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
Ata kanë vendosur një puzzle në qendër të kryeqytet, në sheshin “Nëna Terezë” në formë të derës e cila u hap pasi ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vendosi pjesën e fundit në të, raporton KsP.
Dera ishte në formë të flamurit të Bashkimit Evropian dhe posa u hap të rinjtë kaluan përmes saj.
Përmes kësaj përformance organizatorët thanë se kanë dashur të i tregojnë Evropës se të rinjtë e Kosovës janë gati për të Evropë dhe po presin lirinë e lëvizjes së tyre.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në fjalën e tij uroi rininë në ditën e tyre dhe tha se përmes këtij instalacioni duan t’i tregojnë Evropës se janë gati për në Evropë.
Sipas tij, pas përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave, është e padrejtë që rinia e Kosovës të jetë ende e mbyllur. Por Gashi përsëriti premtimin qeveritar se vizat do të liberalizohen këtë vit.
-
“Kosova është gati”, por të rinjtë shpëtim e shohin largimin nga vendi
-
Veseli zotohet se në qeverinë e tij do të ketë më shumë ministra të rinj dhe të pakorruptuar
-
Gashi: Duhet të shtohen projektet që kontribuojnë në rritje të punësimit
-
Kërkohet angazhim më i madh institucional për mbështetjen e të rinjve
-
Hoxha: Ky do të jetë viti i fundit që qytetarët e Kosovës do ta festojnë Ditën e Evropës të izoluar