Në emisionin e mëngjesit “SOT” në Kohavision, u diskutua për shuarjen e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile në veri të vendit, Telenor dhe VIP.
Sipas Kreshnik Gashit, kryetar i bordit në ARKEP, që nga paslufta e këndej, si rrjedhojë e operimit të këtyre operatorëve ilegalë në Kosovë, vendi ka humbur dhjetëra deri në qindra miliona euro. Por me ndaljen e këtyre operatorëve ilegalë në Kosovë, si rrjedhojë e marrëveshjes së arritur në Bruksel, mes Kosovës dhe Serbisë, ka nisur të operojë operatori MTS, në bazë të licencës së përkohshme dhe të kufizuar.
Gashi operimin e përkohshëm të MTS-së në zonat e banuara me shumicë serbe nuk e sheh si problematike, madje as konkurrent të denjë në raport me Valën e Ipkon, të cilat, sipas tij, tani me shuarjen e operatorëve ilegalë në veri, do të shtrijnë operimin e tyre edhe më shumë në këtë pjesë të vendit.
-
Gati 10 vjet nga marrëveshja - Vala dhe IPKO pa shtrirje në veri
-
Shkëputja e kontratës me Z-Mobile, Gashi thotë se nuk do të ketë zgjidhje magjike
-
Kosovës mund t’i shtohet edhe një kompani e telefonisë mobile
-
Operatorët telefonikë të Kosovës nuk funksionojnë në veri
-
Operatorët e telefonisë nuk ndihen të sigurt për shtrirje në veri