Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi dhe Tasholli bisedojnë për sigurimet shëndetësore për policë

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim Shaban Tashollin, nënkryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në këtë takim, siç njofton komunikata, Gashi dhe Tasholli biseduan lidhur me kushtet e punës dhe mirëqenien e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Gjatë këtij takimi, ndër të tjera u bisedua edhe për sigurimet shëndetësore dhe njohjen e përvojës së punës së policëve gjatë viteve të nëntëdhjeta.

Gashi u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme do të japë mbështetjen e saj në realizimin e kërkesave të parashtruara nga Sindikata PK-së, gjë që do të ndihmonte avancimin e mëtejmë të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë se Policia e Kosovës është e vetmja në rajon që nuk ka sigurime shëndetësore.

LEXO EDHE: Policia e Kosovës e vetmja në rajon pa sigurim shëndetësor