Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi akuzon Konjufcën për “forca detyruese” në Vetëvendosje

Deputetët e opozitës dhe përfaqësuesit e Qeverisë kanë akuzuar njëri-tjetrin, lidhur ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike, të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese.

Fillimisht, deputeti i LDK-së, Besjan Mustafa, pati kritika rreth subvencionimit të energjisë elektrike, si dhe dha detaje se si e kanë dërguar në Kushtetuese ligjin për rregullimin e çmimeve për produktet bazike.

Ministrja e Tregtisë, Rozeta Hajdari akuzoi deputetët e Lidhjes Demokratike se kanë cenuar qytetarët e vendit, duke dërguar këtë ligj në Kushtetuese në kohë krize dhe inflacioni.

“Ju i nderuar deputet keni cenuar qytetarin e Republikës së Kosovës sepse ne kemi synuar me këtë ligj të ndalojmë spekulimet në treg. Unë kam pasur grupin punues që ka analizuar tregun, ka gjetur mazhat, 48 % rritja e mazhës për bukën, 45 % për bukën e zezë, çka i thua kësaj e ke mbrojt qytetarin, është shumë e rënd çka po flet sot”, tha ajo.

Aty reagoi deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i cili tha se po çuditet me kryesuesin e seancës, Glauk Konjufca.

“Sinqerisht po çuditem prej teje, por meqë kohëve të fundit e kemi kuptuar se ka një forcë tjetër më madhore në partinë e juaj që i detyron njerëzit me fol, si po e lë me fol këtë ministre. Qysh mund të dalë e të thotë në Kuvendin e Kosovës ‘ju jeni të mallkuarit që e keni dërguar një rast në Gjykatë Kushtetuese’ me pretendimin që është shkelur Kushtetuta, si mund ta thuash atë“, tha ai.

Edhe “Haraçi” tensionon Kuvendin Arbëri “Haraçi” tensionon Kuvendin

Ai tha se e kanë dërguar ligjin në Kushtetuese për shkak të tregut të lirë.

Deputetëve të LDK-së i doli në mbështetje edhe deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila tha se dy funksione që i kanë deputetët mallkohen ose ofendohen nga akterët qeveritarë.

“Një ministre që mallkon deputetët dhe një tjetër që i thotë deputetit ty ta kisha ndalu fjalën me ligj dhe shqetësimi im është se ky vend këtu, është vendin ku deputeti përtej se me fol, ka mandat që ligjet me i sfiduar kushtetutshmërisht”, tha ajo./Ksp