Instituti i studimeve të avancuara GAP ka prezantuar sot raportin hulumtues “Përgatitja profesionale për tregun e punës, analiza e sektorit privat të shërbimeve”, ku nga anketa e realizuar me biznese në industrinë e shërbimeve, është treguar për vështirësitë e gjetjes së punëtorëve të kualifikuar.
Hulumtuesja në Institutin GAP, Nora Jusufi, ka thënë se të gjeturat e këtij hulumtimi vërtetojnë mungesën e aftësive profesionale në industrinë e shërbimeve të sektorit privat.
Menduhije Krelani nga Agjencioni për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim Për të Rritur (AAAPARr) u shpreh se shumica e të diplomuarve nga qendrat e kompetencës të menaxhuara nga ky institut, transmeton kp.
Udhëheqësja në departamentin e burimeve njerëzore në kompaninë “Baruti”, Fikrete Asllani u shpreh se është i rëndësishëm informimi i detajuar për zhvillimin e aftësive personale, në mënyrë që të operojnë suksesshëm brenda kompanisë.
Ky hulumtim rekomandon koordinim më të mirë të kurrikulumeve, me kërkesat e tregut të punës përfshirë sektorin privat në procesin e hartimit të politikave të edukimit, koordinim të procesit të punës së institucioneve të arsimit dhe punësimit, ri-trajnimin e mësimdhënësve për fushat e nevojshme dhe zhvillimin e aftësive të kërkuara nga kompanitë që operojnë në Kosovë.
-
Sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës në Kosovë
-
Tregu i punës në Kosovë vazhdon të përballet me mungesë të kuadrove
-
Kosova ka shumë të papunë, por pak profesionistë
-
GAP: 359 mijë persona janë larguar nga Kosova deri në vitin 2023
-
Komunat angazhojnë privatët për të kryer shërbime, për të cilat ka ndërmarrje