Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Galante: Kosova duhet ta këtë prioritet sigurinë kibernetike

Siguria e të dhënave që plasohen në internet çdo ditë e më shumë po vihet në rrezik.

Ekspertja amerikane, Laura Galante, në një intervistë për “Kohën Ditore”, ka thënë se vjedhja e të dhënave personale është një fenomen i rrezikshëm që po ndodh gjithkah në botë.

Galante, e cila ka udhëhequr me fushën kibernetike në një kompani të madhe siç është “Fire Eye”, ka folur edhe për ndikimin e “Fake News”, dhe për rritjen e terrorizmit dhe të ekstremizmit përmes internetit.

Sipas saj, është e domosdoshme një kontroll i kujdesshëm kibernetik. Ajo ka folur edhe për atë se sa po i afekton teknologjia përmes lajmeve të rrejshme zgjedhjet në vende të ndryshme të botës.

Sipas Galantes, çdo shtet që ka sistem të dhënave personale, shëndetësore e financiare duhet t’i mbrojë ato të dhëna.

Edhe Zyrtarë të Kosovës mësojnë nga përvojat amerikane për mbrojtjen kibernetike Arbëri Zyrtarë të Kosovës mësojnë nga përvojat amerikane për mbrojtjen kibernetike

Gjatë qëndrimit disaditor në Kosovë ka vërejtur se një numër i madh i të rinjve janë të interesuar për këtë fushë, ndërsa ka porositur Qeverinë e Kosovës që ta këtë prioritet sigurinë kibernetike. (Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.