Ministri i Jashtëm gjerman, Siegmar Gabriel e ka konsideruar sulmin e mbrëmshëm ndaj parlamentit maqedonas, i kryer nga protestuesit kundër zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit, si të papranueshëm.
Gabriel, duke folur përpara një takimi me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në Maltë, tha se, më në fund duhet të krijohet qeveria e re, pasi zgjedhjet ishin demokratike.
“Është krejtësisht e papranueshme, që partia qeverisëse të refuzojë krijimin e qeverisë dhe që mbështetësit e saj po sulmojnë parlamentin, duke goditur deputetët”, deklaroi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ministri i Jashtëm gjerman bën thirrje për bisedime në mes të Spanjës dhe Katalonisë
-
Ministri i Jashtëm gjerman fajëson Merkelin për dhunë në Hamburg gjatë G20
-
Zaev nuk tërhiqet: Do të krijohet qeveria e re
-
Hahn dënon sulmin ndaj deputetëve: S’ka vend për dhunë në Kuvendin maqedonas
-
Berlini kërkon ndërprerjen e bojkotit opozitar në Shqipëri