Lista Serbe, e cila ka arritur të sigurojë shumicën e mandateve të këtij komuniteti në Kuvend, ka paralajmëruar bllokadë të iniciativave që mund të vijnë nga shumica shqiptare, shkruan sot Koha Ditore.
Sa i përket koalicionit paszgjedhor, ky subjekt nuk është përcaktuar ende.Përfshirja e komuniteteve në institucione është obligim kushtetues.
Lista Serbe, subjekt që ka siguruar gati dhjetë ulëset e Kuvendit të rezervuar për serbët, më herët është deklaruar kundër votës për Haradinajn, shkaku që Beogradi zyrtar e akuzon për krime lufte.
I papranueshëm për Listën Serbe deri tani ka qenë edhe Albin Kurti, i nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, për shkak të qasjes ndaj dialogut me Serbinë dhe Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Përfshirja problematike e Listës Serbe në qeveri
-
Përfaqësimi “i pashmangshëm” i Listës Serbe në Qeveri
-
Lista Serbe thotë se nuk mund të bëhet qeveria pa ta, analistët nuk e shohin si problem
-
Lista Serbe thotë se nuk mund të bëhet qeveria pa ta, analistët nuk e shohin si problem
-
Kurti: Kurrë s’ka pasur më shumë kërcënime ndaj serbëve për ta votuar Listën Serbe