Arbëri

Fushë-Kosova parasheh rreth 100 mijë euro për personat me nevoja të veçanta

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës e kanë miratuar Planin lokal për persona me nevoja të veçanta, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë dokument, që përfshin një periudhë pesëvjeçare 2019-2024, janë paraparë një varg aktivitetesh dhe gjithashtu edhe mjetet për to.

Janë rreth 100 mijë euro që do të shpenzohen për disa aktivitete të parapara në këtë plan. Edhe pse i është dhënë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosje, këshilltarja e saj, Eglantina Azemi, ka pasur vërejtje me emërtimin e këtij dokumenti.

Ajo në seancën kur është miratuar Plani lokal për persona me aftësi të kufizuara ka thënë se ky emërtim edhe me konventa ndërkombëtare është ndryshuar, në persona me nevoja të veçanta.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)