Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë - Kosova ende me reduktime uji

Ndonëse u përfol shumë për hapjen e fabrikës së përpunimit të ujit në Shkabaj, nga e cila do të përfitojnë edhe qytetarët e Fushë Kosovës 24 orë ujë të pijshëm, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, raporton KTV.

Kjo ngase deri në këtë qytet, ujësjellësit i duhet të instalojë një tubacion rreth 4 kilometra, i cili kushton mbi 60 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryeshefi i Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu thotë të mos e dijë se kur këta qytetarë më nuk do të kenë reduktime të ujit.

Ai shton se janë duke biseduar me qeverisjen lokale dhe atë qendrore për gjetjen e mjeteve financiare.

Të premten e kaluar u përurua fabrika për përpunimin e ujit në Shkabaj, me ç’rast u tha se kjo fabrikë do ta zgjidhë problemin me ujë të pijes edhe për qytetarët e komunës së Obiliqit, Podujevës, Fushë Kosovës, si dhe komunat tjera që janë nën menaxhimin e kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.