Gjatë periudhës së fundit, në Lipjan, disa grupe të ndryshme të të rinjve, kanë dëmtuar dhjetëra shtylla të ndriçimit publik mbi shporta të mbeturinave, ulëse e drunj dekorativë.
Me qëllim të vetëdijesimit të të rinjve për të mbrojtur hapësirat publike ka nisur një fushatë vetëdijesuese, raporton KTV.
Fushata po zbatohet nga organizata “Swiss Incorporation Helvetas” nëpërmjet OJQ-së “DEMOS” në bashkëpunim me komunën e Lipjanit.
Zyrtarët komunalë të Lipjanit, nëpërmjet kësaj fushate, kanë kërkuar nga qytetarët ta ruajnë pronën publike. Këtij projekti tashmë i janë bashkuar edhe qytetarët e Lipjanit.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, janë arrestuar dhjetëra persona si të dyshuar për dëmtim të pasurisë publike.
-
Fushatë vetëdijesuese në Lipjan kundër vandalizmit në hapësira publike
-
Komuna e Lipjanit kërkon ndihmën e qytetarëve për ruajtjen e hapësirave publike
-
Dështon fushata për mbrojtjen e pasurisë publike në Lipjan
-
Arrestohet një person në Lipjan i dyshuar për zjarrvënie
-
Objekte të stërvjetruara të kthyera në “kontejnerë” mbeturinash