Drejtues të Odës së Afarizmit të Kosovës janë takuar sot me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi.
OAK ka përshëndetur iniciativën e deputetes Kadaj-Bujupi për projektrezolutën për shtesat e fëmijëve, me ç’rast e ftoi për të diskutuar më hollësisht për këtë çështje dhe pushimin e lehonisë, që konsiderohet si çështje me interes për mbarë shoqërinë.
Anëtari i bordit Hysni Zogaj theksoi që përveç faktit se projektrezoluta për shtesat e fëmijëve është një iniciativë shumë e mirë dhe e nevojshme për të stimuluar fëmijët e moshave 0-16 vjeç.
“OAK ka punuar shumë edhe në ndryshimin e ligjit të punës, përkatësisht nenin 49 që rregullon pushimin e lehonisë”, thuhet në komunikatën e Odës së Afarizmit.
Bujupi theksoi rëndësinë që ka aplikimi i shtesave të fëmijëve, duke filluar me nga 10 euro në muaj për fillim, e pastaj në të ardhmen rritjen edhe më shumë, për faktin se kemi arritur në një fazë ku kujdes i veçantë duhet të i kushtohet edhe politikave sociale dhe faktit se në vendet e rajonit shtesat e fëmijëve dhe stimulimet e tjera janë të aplikueshme. Bujupi theksoi gjithashtu se kanë bërë hulumtim lidhur me koston e këtij propozimi dhe përfshinë rreth 80 milionë euro nga buxheti shtetëror, kosto kjo e cila është e përballueshme për faktin se investimet kapitale në infrastrukturë janë pothuajse drejt finalizimit.
-
Kuvendi miraton rezolutën për shtesat e fëmijëve
-
Kadaj Bujupi del kundër ish-partisë së saj, thotë se VV-ja e LDK-ja po punojnë për interesa të veta
-
Kadaj-Bujupi: Çdo fëmijë deri në 16 vjeç të gëzojë shtesa
-
Qeveria i rrit shtesat për fëmijët, vendimi shihet si kalkulim parazgjedhor
-
Rriten shtesat për fëmijë