Pas gjashtë muajsh të përurimit të objektit të rinovuar krejtësisht, laboratori dhe stomatologu ende nuk kanë filluar punën në Qendrën e Mjekësie Familjare (QMF-5), e cila ofron u shërbime mjekësore banorëve të lagjeve “Fidanishte”, “7 Shatori”, “Xhemajl Kada” dhe disa banorëve të fshatrave të afërta, të cilët e preferojnë këtë ambulancë për kontrolle mjekësore, dhe nga madhësia është e dyta në Pejë pas Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në dhomën e laboratorit, inventari është i kompletuar më herët dhe aparati i analizave ende është i mbuluar mbi tavolinë. “Laboratori është i kompletuar me inventar, por ai deri tashti nuk është lëshuar në funksion për shkak të mungesës së stafit”, thotë drejtori i Shëndetësisë, Petrit Loci.
Procedurat e përzgjedhjes së stafit kishin nisur në muajin janar dhe tek pas tre muajsh stafi është përzgjedhur, ndonëse nuk ka pasur konkurs të hapur publik për laborantin.
(Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)