Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Funksionalizohet Agjencia e Punësimit e Kosovës

Qeveria e Kosovës, sot miratoi vendimin për emërimin e drejtorit të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Procesi i emërimit është bërë në harmoni me legjislacionin dhe në pajtim me marrëveshjen me Qeverinë Britanike, e cila ofron mbështetje institucioneve në procesin e rekrutimit të pozitave të larta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agjencia e Punësimit do të fuqizojë edhe më tepër politikat e punësimit, ndërsa viti 2017 do të jetë edhe më premtues.

Gjatë 2 viteve punë, shërbimi i punësimit, identifikoi 25,643 vende të lira pune, një ngritje prej mbi 200% krahasuar 2014 me 2016. Në fakt vitet 2015 dhe 2016 shënojnë regjistrimin më të lartë të vendeve të lira të punës të regjistruara nga shërbimi punësimit në dhjetë vitet e fundit.

Në dy vite ndërmjetësuam në punësim mbi 12,928 punëkërkues dhe filluam masat aktive të tregut të punës, si subvencionimi pagave, trajnimi në punë, grantet, trajnimet në Qendrat e Aftësimit Profesional, si dhe lehtësuam punësimin në Gjermani dhe heqjen e lejeve për punësim në Shqipëri.