Të premten dhe të shtunën e javës së kaluar, 72 të burgosur të Burgut të Dubravës kanë shfaqur simptoma të helmimit.
Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se të burgosurit janë helmuar dhe se kanë pasur simptoma të vjelljes dhe diarresë.
Ata pohohet të kenë kërkuar ndihmë mjekësore. Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë, por pa treguar për numrin e pacientëve.
MSH-ja për rastin në Dubravë e ka informuar edhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP).
Në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se Departamenti i Shëndetësisë në burgje është njoftuar nga udhëheqësi i Stacionarit në Burgun e Dubravës se gjatë së premtes dhe së shtunës ka pasur disa raste të të burgosurve që kanë pasur diarre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Dy rrahje mes të burgosurve në Burgun e Dubravës
-
Një i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në Burgun e Dubravës
-
Vdes një i burgosur i Burgut të Dubravës, kishte probleme shëndetësore
-
Në Dubravë dy të burgosur rrahin njërin
-
Ankohen të burgosurit në Dubravë: S’kemi ushqim e ilaçe, të hetohen keqpërdoruesit e buxhetit