Në Kosovë gjatë orëve të mëngjesit të sotshëm nëpër lugina mund të ketë mjegull, kurse temperaturat do të sillën në mes minus 4 e 8 gradë Celsius.
Nesër, ndërkaq, pritet të ketë vranësira të pjesshme, mirëpo temperaturat do të shënojnë ngritje. Ato do të sillën në mes minus 2 e 9 gradë Celsius.
Të dielën na pret mot kryesisht i kthjellët me temperatura ca mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Ato do të sillën në mes minus 1 e 10 gradë Celsius.