Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fundjava sjell shiun në Kosovë

Foto: Driton Paçarada / KD / ilustrim

Deri sot mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12 deri në 14 gradë celsius, e ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë celsius.

31.05-1.06 - Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell. Pasdite vonë, rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit mundësi për riga lokale shiu dhe bubullimë.

2.06 - Mot pjesërisht i vranët, me reshje lokale shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullimë.

3.06 - Mot pjesërisht i vranët. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale.