Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për këtë fundjavë ka paraparë mot me diell dhe pjesërisht të vranët. Vranësirat ditën e diel vende-vende kanë mundësi të shoqërohen me reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 30-33 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet normale, por jo stabile. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 8m/s.