Sot, në Kosovë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara mund të jenë në pjesën e parë të ditës. Temperaturat do të sillën në mes 2 e 13 gradë Celsius. Nesër, pritet që pjesa më e madhe e ditës, të ketë mot me diell, ndërsa temperaturat do të sillën në mes 4 e 14 gradë Celsius.
Mbi rajonin tonë, tashmë ka filluar të depërtojnë masat e ngrohta ajrore, nga Afrika Veriore, kështu gjatë tri ditëve të ardhshme pritet të kemi mot me pak vranësira e me më shumë çaste me diell. Temperaturat do të jenë ca mbi mesataren për këtë periodë të vitit, ato do të sillën në mes 4 e 15 gradë Celsius.