Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, pa përmendur emra, i është kundërpërgjigjes ftesës që Driton Selamanaj bëri në drejtim të Shpend Ahmetit, për t’iu bashkuar kësaj parti, pas dorëheqjes së tij nga Vetëvendosje.
Selmanaj e bëri këtë përmes një paraqitje televizive.
“LDK është subjekt politik serioz dhe me traditë të gjatë, me struktura e me anëtarësi të organizuar. Në LDK gjithmonë janë anëtarësuar dhe bashkohen çdo ditë njerëz të lirë e me vullnet për të punuar në forcimin e Republikës së Kosovës. LDK mbetet e hapur gjithmonë, por sigurisht që ata që i bashkohen këtij rrugëtimi duhet të kenë kryefjalë të punës dhe angazhimit politik frymën e shtetndërtimit, të cilën e kultivon LDK-ja ndër vite”, ka thënë Veliu.
“Bashkimi me filozofinë tonë politike, asesi nuk funksionon mbi bazën e ftesave e nominimeve përmes televizioneve, e aq më pak kur bëhet fjalë për shtegtarë, që ikin nga foletë e tyre të djegura”, ka shtuar më tej ai.
-
Veliu: Abdixhiku të marrë përgjegjësinë për dështimin
-
Veliu: Nëse LDK-ja dëshiron ta rikthejë besimin, ndryshimi duhet të fillojë nga maja e saj
-
Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
-
Agim Veliu propozohet për deputet nga dega e LDK-së në Podujevë
-
Abdixhiku pyetet për kthimin e Veliut: Të gjithë do t’i bëjmë bashkë