Forca e Sigurisë së Kosovës, ka nisur procesin për të arritur kuotën kushtetuese, që 10 për qind e trupës së saj, të jenë përfaqësues të komuniteteve.
Në Qeveri, të enjten është prezantuar Strategjia për Integrimin e Komuniteteve jo-shumicë, që aktualisht në kuadër të FSK-së janë të përfaqësuar 8 për qind nga pjesëtarë të minoriteteve, raporton KTV.
Kreu politik i FSK-së, Haki Demolli është shprehur se strategjia synon përfshirjen e kadetëve të të gjitha komuniteteve.
Azemina Çullom, e cila udhëheq zyrën e Komuniteteve joshumicë, shprehu besimin se strategjia do të ndikojë në mirëqenien sociale të vetë komuniteteve joshqiptare, duke u dhënë atyre mundësi më të mira trajnimi dhe studimi.
Zëvendësdrejtori i NALT-it, Jeffrey Fischer, tha se pavarësisht të gjithave, Kosova ka ende punë në aspektin e integrimit dhe përpjekjeve për përfshirjen e diversitetit etnik, brenda Forcës.
-
FSK-ja synon rritjen e përfaqësimit të komuniteteve
-
Gjeneral Rama i lumtur që viti po përmbyllet me Ushtrinë e Kosovës, e pritur aq gjatë
-
Në mesin e 700 rekrutëve të rinj në FSK, edhe serbë e pakica të tjera
-
Berisha: FSK ka tejkaluar kuotën e 10 përqindëshit të inkuadrimit të komuniteteve jo shumicë
-
Përfshirja e serbëve, sfidë për Ushtrinë