Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja edhe këtë herë shënon Ditën e Forcës me qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës më 27 nëntor shënojnë “Ditën e Forcës”. Me këtë rast do të organizohet edhe “Dita e Hapur” duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00.

Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

FSK-ja thotë se në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin. Po ashtu në këtë ditë do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete të ndryshme, që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së. Gjithashtu, në të njëjtën ditë, duke filluar nga ora 19:00, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë do të mbahet koncert nga bendi frymor i FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës.

“Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku Ditën e Forcës-Ditën e Ushtrisë!”, thuhet në njoftimin e FSK-së.