Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti në mjediset e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) ish ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë Lloyd Axworthy dhe ambasadorin kanadez për Kosovë Daniel Maksymiuk.
Rama, mysafirët nga Kanadaja i njoftoi nga afër me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe sukseset e pjesëtarëve të saj në ushtrimet dhe trajnimet jashtë vendit. Po ashtu ai foli edhe për ecurinë dhe sfidat e procesit të transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës(FAK), si dhe për përfaqësimin e diversitetit të komuniteteve pakicë në FSK, posaçërisht integrimin e komunitetit serb dhe barazinë gjinore, njofton MFSK përmes një komunikate për media.
Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, shprehu mirënjohje për pritjen e tij nga Komandanti i FSK-së, duke vlerësuar lartë arritjet e FSK-së, bashkëpunimin e mirë në mes të FSK-së dhe Ushtrisë së Kanadasë, duke theksuar gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet dhe zgjerohet edhe në fusha të tjera të sigurisë dhe mbrojtjes.
Komandanti i FSK-së gjatë këtij takimi ishte i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Operacioneve në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), gjeneral brigade Zymer Halimi.
-
Rama kërkon mbështetjen e SHBA-së për Ushtrinë e Kosovës
-
Rama: FSK-ja ka presione nga jashtë Kosovës por do të jetë në shërbim të të gjithëve
-
FSK e gatshme të fillojë tranzicionin në mandat ushtarak
-
Kanadaja do të vazhdojë të mbështesë FSK-në
-
Komandanti i FSK-së mori pjesë në Asociacionin e Ushtrisë së SHBA-së