Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshatrat kah Zhlepi e kanë ndërmend të ngrenë padi ndaj Komisionit për matje të territorit

Hysen Balaj, përfaqësues i Komunitetit të fshatrave të Kullës së Zhlepit në “Interaktiv” të KTV-së ka paraqitur dokumente të reja të cilat sipas tij e dëshmojnë punën e gabuar të të gjitha komisioneve që janë marrë me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka garantuar se ato toka janë në pjesën e Kosovës, toka të Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat ata i kanë shfrytëzuar kryesisht për kullosa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri në kohën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ne kemi marrë leje nga Agjensioni i Pyjeve për të shfrytëzuar lëndën drunore. I kemi të gjitha fletëpagesat që i kemi paguar”, ka thënë Balaj.

Balaj ka thënë se Komisioni për matjen e territorit nuk ka argumentuar se kjo pjesë, Kullë e këndej ka qenë ndonjëherë e Malit të Zi.

“Këta thirren në transmetuesin e energjisë elektrike përmes shtyllave të cilat janë të dallueshme ato që janë vënë nga Kosova dhe ato që janë vënë nga Mali i Zi”, ka thënë Balaj.

“Ne do të bëjmë një denoncim në Gjykatë për këtë Komision. Ata duhet të japin sqarime se cili ka qenë interesi i tyre që të falsifikojnë dokumente”, ka thënë ai.

Balaj ka paraqitur edhe një projekt të rrugës Pejë – Kullë – Rozhajë.

“Në Komision ka qenë edhe kryetari i Komunës së Pejës, pra ata e kanë pasur këtë dokument por nuk e kanë marrë në shqyrtim. Këtu shihet qartë pika kufitare”, ka thënë Balaj në “Interaktiv”, përcjell Koha.net.

Ka përmendur edhe një tjetër dokument.

“Preambula e Kushtetutës e Malit të Zi i përmend pikat të cilat janë në kufi me Kosovën”, ka thënë Balaj.

Balaj ka thënë se këto dokumente i ka pasur edhe kryeministri i vendit edhe Komisionet e kaluara.

vetëm unë por edhe të tjerë, ja kemi dorëzuar të gjitha komisioneve dhe vetë kryeministrit këto fakte. Këtij Komisioni nuk ja kemi dorëzuar sepse i ka pasur nga komisionet e kaluara”, ka thënë Balaj.