Fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj, fshati i Vjetër në komunën e Ferizajt, tash e mbi 4 orë janë pa energji elektrike.
Kështu ka deklaruar për Koha.net Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh asamblist në Kuvendin Komunal të Ferizajt nga radhët e Vetëvendosjes, thotë se rrjeti elektrik është shumë i dobët dhe për çfarëdo prishjeje moti, ndalet energjia elektrike.
“Kjo po ndodhë sepse po këputen përçuesit, ose po rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike”, tha Sallahu.
Ai tha se përpos që këto fshatra po mbesin pa rrymë, problem tjetër me të cilin po përballen është edhe mungesa e ujit.
“Pos mungesës së energjisë elektrike, këto fshatra po mbesin edhe pa ujë pasi nuk kanë as rrjet ujësjellësi. KEDS-i na ka harruar që të investojë në këtë zonë. Diku nëpër Kosovë investon rrjet të energjisë edhe nën tokë kurse në Komunën e Ferizajt as rrjet mbi tokë që është gjendje të mjerueshme, sidomos 10 KW që furnizon fshatrat e lartpërmendur me mbi 9 mijë banorë”, deklaroi këshilltari komunal, Xhevat Sallahu.