Mbeturinat mbesin njëri ndër problemet kryesore për banorët e fshatit Orllan, e në veçanti rreth Liqenit të Batllavës, ku vizitorët i hedhin vend e pavend.
Për këtë, të shtunën banorë të shumtë të Orllanit dhe fshatrave përreth janë bërë bashkë për të pastruar hapësirat rreth liqenit, raporton KTV.
Banorët thanë se qytetarët duhet të jenë më të përgjegjshëm.
Ata, bashkë me organizatat, “Sundimi i Demokracisë në Kosovë” dhe “Iniciativa Qytetare Orllan” kanë pastruar me orë të tëra.
Përfaqësues nga këto organizata thanë se ky aksion ka për qëllim që java e fundit e muajit prill, të jetë javë tradicionale për pastrimin e fshatit Orllan.
Edhe
Largohen rreth 400 thasë me mbeturina nga liqeni i Batllavës
Por, në këtë pjesë nuk ka kontejnerë.
Në pastrimin e hapësirë përreth liqenit të Batllavës, patën paralajmëruar se do të merrnin pjesë edhe ministrja e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj dhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu,. Megjithatë asnjëri nga ta nuk erdhi.